Supermodelja e njohur Heidi Klum dhe vajza e saj, Leni, kanë tërhequr gjithë vëmendjen në sfilatën madhështore të markës luksoze Elie Saab, e mbajtur në kuadër të Javës së Modës në Paris.
Dyshja nënë e bijë u shfaqën plot stil dhe elegancë, duke u renditur ndër më të komentuara të mbrëmjes.
Në event morën pjesë edhe emra të njohur të botës së modës si Barbara Palvin dhe Poppy Delevingne, të cilat shtuan edhe më shumë shkëlqim në pasarelë.
Atmosfera ishte e mbushur me glamur dhe finesë, ndërsa Elie Saab prezantoi koleksionin e tij të ri me krijime plot elegancë e detaje luksoze.
Sfilata u cilësua si një nga momentet kulmore të kësaj jave të modës në kryeqytetin francez.