Me garën e ashpër që dhuron bota e sportit, një tjetër konkurrencë “e nxehtë” ofrohet në studiot televizive mes moderatoreve.
Ndonëse në një kohë shumë të shkurtër, Françeska Rustem është futur fuqishëm si një prej prezantueseve sportive më të komentuara.
Moderatores së “Procesit Sportiv” i kanë mjaftuar pak javë për të hedhur hapa galopant, duke kapur majën e këtij klasifikim special të bukurosheve të ekranit.
Me një fizik perfekt, “Miss Universe Albania 2024” që mori vendin e Alesia Bamit mahnit me elegancën e saj, ndërkohë që gjithashtu shfaqet tepër joshëse edhe në rrjetet sociale.