Aktorja amerikane Tessa Thompson mahniti publikun me paraqitjen e saj elegante në premierën e filmit Hedda, që u mbajt në kuadër të edicionit të 69-të të BFI London Film Festival.
Thompson u shfaq me një fustan të bardhë të gjatë, që theksonte linjat e saj dhe u vlerësua për stilin e sofistikuar.
Në ngjarje mori pjesë edhe aktorja britanike Imogen Poots, e cila po ashtu tërhoqi vëmendjen me një paraqitje glamuroze në tapetin e kuq.
Filmi Hedda pritet të jetë një nga produksionet më të komentuara të festivalit, me pritje të larta si nga publiku ashtu edhe nga kritika.