Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një paraqitje mahnitëse që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
E veshur me një fustan të zi dhe transparent, Tuna ka dëshmuar edhe një herë se mbetet ndër artistet më elegante dhe me stil unikal në skenën shqiptare.
Fansat kanë vërshuar me komente pozitive, duke e cilësuar paraqitjen e saj si “frymëmarrëse” dhe “shkëlqim të vërtetë”.
Tuna prej kohësh njihet për guximin në modë dhe aftësinë për të kombinuar elegancën me modernitetin, duke u bërë shpesh ndër emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.