Modelja kanadeze Winnie Harlow ka dhënë një mesazh të fuqishëm vetëpranimi në festën e Halloween-it.
Kështu duke u veshur si një akullore Neapolitane — simbolikë e qartë për tre ngjyrat e lëkurës që e përbëjnë pamjen e saj unike për shkak të vitiligos.
Me këtë paraqitje kreative, Harlow u kundërpërgjigj atyre që e kanë tallur për ndryshimet në pigmentin e lëkurës së saj, duke treguar se ajo i kthen kritikat në art dhe vetëbesim.
Kostumi, që kombinonte ngjyrat rozë, kafe dhe të bardhë, u vlerësua gjerësisht si një prej më domethënësve të mbrëmjes dhe u komentua pozitivisht nga fansat në rrjete sociale.