Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, po rikthehet fuqishëm në skenë me projektin e saj më të ri muzikor. Ajo ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, duke ngjallur kureshtje te fansat dhe publiku.
Soni ka ndarë disa imazhe dhe video nga prapaskenat, ku shihet në formë të shkëlqyer, me linja trupore të tonifikuara dhe stil modern, gjë që menjëherë ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
Këngëtarja njihet për kujdesin ndaj pamjes dhe formës fizike, ndërsa komentet pozitive nuk kanë munguar.
Me karrierë të gjatë dhe gjithmonë aktive, Soni vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, ndërsa fansat tashmë po presin me padurim projektin e saj të ri.