Keely Hodgkinson rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj mahnitëse në SPOTY

Bota e Yjeve

Keely Hodgkinson rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj mahnitëse në SPOTY

Nga: A.M Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 22:42
Keely Hodgkinson

Fituesja e vitit të kaluar e çmimit BBC Sports Personality of the Year, Keely Hodgkinson, tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mori pjesë në ceremoninë e vitit 2025, e mbajtur të enjten në MediaCity, Salford.

Kampionia olimpike në garën 800 metra, 23 vjeç, shkëlqeu në tapetin e kuq mes yjeve, e veshur me një fustan të zi mini, tepër elegant dhe provokues.

Pamja mbresëlënëse e Keely-t përfshinte një bust të strukturuar që theksonte linjat e saj, ndërsa këmbët e gjata dhe të tonifikuara binin menjëherë në sy. Ajo e kompletoi look-un me geta të zeza dhe taka të larta, grim profesional nga Charlotte Tilbury Beauty dhe flokët bionde të stiluar drejt, me një elegancë klasike, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Keely Hodgkinson

Vitin e kaluar, Keely ishte favoritja kryesore për të fituar këtë titull prestigjioz, duke u bërë gruaja e katërt radhazi që triumfon në SPOTY, pas Emma Raducanu, Beth Mead dhe Mary Earps.

Megjithatë, konkurrenca ishte e fortë, pas një viti jashtëzakonisht të pasur sportiv, që përfshiu Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Paris, Wimbledon-in, Kampionatin Europian, si edhe disa Kupa Bote.

Image
Keely Hodgkinson
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat