Rosie Huntington-Whiteley sfidon të ftohtin dhe borën në setin e ri fotografik

Bota e Yjeve

Rosie Huntington-Whiteley sfidon të ftohtin dhe borën në setin e ri fotografik

Nga: A.M Më: 10 janar 2026 Në ora: 10:20
Rosie Huntington-Whiteley

Rosie Huntington-Whiteley ka treguar fizikun e saj mbresëlënës teksa përballoi të ftohtin dhe borën për setin e saj më të fundit fotografik me markën Alo, të realizuar të premten.

Ish-modelja e Victoria’s Secret, 38 vjeçe, shfaqi rezultatet e punës së palodhur në palestër, duke nxjerrë në pah barkun e saj të tonifikuar me një bikini të bardhë.

Ajo e kompletoi veshjen me një pallto të shkurtër prej gëzofi dhe një kapelë në të njëjtin stil, ndërsa pozonte përpara maleve të mbuluara me borë.

Image
Rosie Huntington-Whiteley

Në Instagram, Rosie e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Zemër, jashtë bën shumë ftohtë", shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Më herët gjatë ditës, Rosie ndau edhe një tjetër bashkëpunim me markën e veshjeve sportive Alo, si dhe me programin e tyre të fitnesit dhe mirëqenies, Alo Wellness Club.

Image
Rosie Huntington-Whiteley
Image
Rosie Huntington-Whiteley

Ajo u shfaq e veshur me një sytjena të bardhë trekëndor Alo Splendor Bra, me vlerë 58 paund, dhe pantallona sportive gri Accolade Sweatpants të ulura në bel, që kushtojnë 128 paund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat