Reagimi i Lewis Hamilton ndaj Kim Kardashian ndez rrjetin

Bota e Yjeve

Reagimi i Lewis Hamilton ndaj Kim Kardashian ndez rrjetin

Nga: A.SH Më: 17 mars 2026 Në ora: 09:18
Kim Kardashian

Piloti i njohur i Formula 1, Lewis Hamilton, ka ndezur rrjetet sociale pasi ka lënë një reagim flirtues në postimin e fundit të Kim Kardashian nga ceremonia e Oscars.

Ylli amerikan publikoi disa fotografi “sizzling” nga paraqitja e saj glamuroze në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve. Mes komenteve të shumta, nuk mungoi edhe ai i Hamiltonit, i cili përdori emoji sugjestive – një veprim që fansat e interpretuan si shenjë interesi ndaj Kardashian.

Ky reagim i thjeshtë ka mjaftuar që të nisë një valë spekulimesh në mediat rozë, me shumë përdorues që aludojnë se mes dy yjeve mund të ketë më shumë sesa një miqësi.

Image
Kim dhe Lewis Hamilton

Kujtojmë se të dy janë parë më herët në evente të përbashkëta dhe kanë ndarë ambiente sociale në disa raste, por asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë raport romantik.

Megjithatë, fansat janë të bindur se ky është “sinjali më i madh deri tani” që Hamilton mund të jetë i “mahnitur” nga Kim Kardashian.

Image
Reagimi i Lewis

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë thjesht një ndërveprim i zakonshëm në rrjete sociale apo fillimi i një romance të re në botën e showbiz-it.

Image
Kim Kardashian
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat