Shay Mitchell ka tërhequr gjithë vëmendjen gjatë xhirimeve të projektit më të ri, duke u shfaqur me rrobat ikonike të kuqe të banjës, të frymëzuara nga filmi legjendar Baywatch.
Aktorja u pa në një plazh gjatë realizimit të disa skenave, ku rikrijon atmosferën e famshme të “Baywatch”, duke sjellë një dozë nostalgjie për fansat e filmit dhe serialit kult. Me një pamje elegante dhe plot vetëbesim, Mitchell dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një nga figurat më të komentuara të showbizit.
Projekti i ri, që pritet të jetë një rikthim modern i historisë së njohur të rojeve të plazhit, ka ngjallur kuriozitet të madh, ndërsa detajet mbi kastin dhe datën e publikimit ende mbahen të fshehta.
Fansat në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë, duke e krahasuar stilin e saj me paraqitjet ikonike të viteve ‘90, duke e cilësuar këtë rikthim si një ndër më të priturit e momentit.