Bikini të zeza dhe super formë, Elijona ndan momente nga pushimet

Bota e Yjeve

Bikini të zeza dhe super formë, Elijona ndan momente nga pushimet

Më: 10 maj 2026 Në ora: 17:10
Elijona

Elijona ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj në Turqi, duke marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale.

Ish-banorja e Big Brother Kosova është shfaqur mjaft në formë teksa pozonte pranë detit, nën atmosferën tropikale të resortit ku po kalon ditët e saj të pushimit.

Në fotografinë e publikuar, Elijona kishte veshur bikini të zeza minimaliste, të kombinuara me pantallona të bardha verore, ndërsa flokët e lagura dhe grimi natyral i jepnin një pamje mjaft fresh dhe verore.

Image
Elijona

Pamja e saj u komplimentua edhe nga aksesorët e thjeshtë, duke e lënë në fokus linjën trupore dhe stilin elegant, teksa fansat nuk kursyen komentet pozitive për paraqitjen e saj.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë u raportua se Elijona dhe Klodi ishin përfshirë në një aksident me makinë në Prishtinë, ndërsa fatmirësisht dyshja nuk pësuan lëndime.

Image
Elijona
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat