Lila Moss pozon topless në fotosesionin e ri artistik

Bota e Yjeve

Lila Moss pozon topless në fotosesionin e ri artistik

Nga: A.M Më: 15 maj 2026 Në ora: 08:46
Lila Moss

Lila Moss ka publikuar një set të ri fotografik bardhezi në Instagram, ku shfaqet topless në një fotosesion artistik për projektin “The Double Vision”.

23-vjeçarja, e cila ka ndjekur hapat e nënës së saj supermodele Kate Moss në industrinë e modës, pozoi para aparatit të fotografëve Luigi and Iango me disa veshje provokuese, përfshirë një xhaketë me thekë dhe geta transparente.

Në një tjetër fotografi, ajo mbante një pallto me print leopard dhe shikonte drejt kamerës me një stil dramatik, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Lila Moss
Image
Lila Moss

Lila i ndau imazhet me ndjekësit në Instagram të enjten, duke shkruar: “Playing around with @luigiandiango for @the.doublevision”.

Fansat reaguan menjëherë në komente me komplimente si: “Insane”, “Gorgeous” dhe “she gets it from her mama”, duke vlerësuar ngjashmërinë dhe stilin e saj të trashëguar nga e ëma.

Image
Lila Moss
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat