Elita Rudi dhe Gjiko shijojnë pushimet në Egjipt

Bota e Yjeve

Elita Rudi dhe Gjiko shijojnë pushimet në Egjipt

Më: 29 qershor 2026 Në ora: 18:27
Elita Rudi

Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko po kalojnë pushimet e tyre në Egjipt, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në botë.

Çifti ka ndarë momente nga udhëtimi i tyre përmes rrjeteve sociale, ku shihen duke shijuar atmosferën dhe bukuritë që ofron ky vend me histori të lashtë dhe atraksione të shumta turistike.

Në postimet e tyre, Elita ka lënë edhe një mbishkrim simbolik “Some moments are too sacred for captions”, duke nënkuptuar se disa çaste nuk kanë nevojë për përshkrim, por flasin vetë përmes përjetimit dhe emocioneve.

Image
Elita Rudi

Elita Rudi dhe Gjiko janë ndër çiftet më të njohura në publikun shqiptar, të cilët shpesh ndajnë momente nga jeta e tyre private dhe aktivitetet familjare në rrjete sociale, duke zgjuar interes të madh tek ndjekësit e tyre.

Image
Elita Rudi
Image
Elita Rudi dhe Gjiko
Image
Elita Rudi dhe Gjiko
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat