Florence Pugh shkëlqen në tapetin e kuq me një paraqitje elegante

Bota e Yjeve

Florence Pugh shkëlqen në tapetin e kuq me një paraqitje elegante

Nga: A.M Më: 30 korrik 2026 Në ora: 08:30
Florence Pugh

Florence Pugh nuk gabon kurrë kur bëhet fjalë për modën.

Aktorja 30-vjeçare tërhoqi gjithë vëmendjen teksa pozoi në premierën e filmit "Spider-Man: Brand New Day", e mbajtur të mërkurën në mbrëmje në Londër.

Florence u shfaq mahnitëse e veshur me një fustan argjendi me thekë dhe një dekolte të strukturuar, që spikaste si elementi kryesor i veshjes së saj në këtë event plot yje, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Florence Pugh

Ajo do të rikthehet në rolin e Yelena Belova në film, përkrah yjeve të tjerë kryesorë Zendaya dhe Tom Holland.

Aktorja e kompletoi pamjen me sandale me rripa dhe taka të larta, si edhe me vathë të gjatë ngjyrë argjendi, ndërsa flokët biondë i kishte të kapura mbrapa, duke i dhënë një pamje elegante dhe moderne.

Image
Florence Pugh
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat