Shona McGarty “çmend” fansat me bikini të vogla, tregon tatuazhin e panterës

Bota e Yjeve

Shona McGarty “çmend” fansat me bikini të vogla, tregon tatuazhin e panterës

Nga: A.M. Më: 26 gusht 2026 Në ora: 20:39
Shona McGarty

Ylli i “EastEnders”, Shona McGarty, ka zhveshur rrobat dhe ka pozuar me një bikini të vogël me print leopard, teksa po shijonte rrezet e diellit gjatë pushimeve.

Aktorja 34-vjeçare mori një pozë provokuese teksa po merrte rreze, duke treguar edhe tatuazhin e saj të panterës, të cilin rrallëherë e shfaq.

Tatuazhi, i vendosur në anën e këmbës, shtrihet nga pjesa e sipërme e ijeve deri në mes të kofshës, shkruan "The Sun", transmeton "Bota sot".

Image
Shona McGarty
Image
Shona McGarty

Shona tregoi format e saj trupore teksa qëndronte pranë pishinës në hotelin ku po qëndronte në Maltë.

Ylli i serialit, e cila luajti personazhin Whitney Dean në “EastEnders”, kaloi një pushim “të mrekullueshëm” me miqtë, duke festuar dhe vizituar atraksionet turistike.

Image
Shona McGarty

Shona u ka dhënë fansave një vështrim nga udhëtimi i saj përmes Instagramit, ku ka publikuar një seri fotografish verore.

Mes tyre ishin pamje nga peizazhet e Maltës, Shona duke pozuar në një kabinë telefonike dhe me një papagall të vendosur mbi shpatull.

Image
Shona McGarty
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat