Atletico Madrid merr një super lajm para ndeshjes me Bayernin

Futboll

Atletico Madrid merr një super lajm para ndeshjes me Bayernin

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
Atletico Madrid

Lucas Torreira ka dalë negativ në testin e fundit të Covid-19 dhe është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen që Atletico Madrid do të luajë kundër Bayern Munchen në Wanda Metropolitano pas disa orësh, në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër, ende nuk ka asnjë lajm për Luis Suarez.

Klubi madrilen e bëri zyrtare dhe konfirmoi se uruguajani do të jetë në mesin e atyre që janë në dispozicion për Simeone përballë ndeshjes së rëndësishme kundër gjermanëve.

Të dy Torreira dhe Luis Suarez u kthyen nga kombëtarja e tyre të infektuar me Covid dhe u duhej të ishin në karantinë – duke pritur për një test negativ.

Në rastin e mesfushorit, kjo tashmë ka ndodhur.

Atletico Mardid dhe Bayern Munich ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat