Csaba Laszlo “skanon” skuadrën: U bënë disa gabime, por treguam shpirtin e duhur

Futboll

Csaba Laszlo “skanon” skuadrën: U bënë disa gabime, por treguam shpirtin e duhur

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 21:28
Csaba Laszlo - djathtas

Vllaznia mposhti Partizanin në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”. Pas duelit që përfundoi 1-0 për shkodranët, foli për mediat dhe trajneri fitues, Csaba Laszlo.

“Fitorja e parë jashtë fushe për Vllazninë? Jam i lumtur për mënyrën se si e fituam këtë ndeshje. Ishte një shpirt të ekipit, por edhe mjaft punë. Bëmë disa gabime. Por në përgjithësi ekipi ka punuar mjaft mirë sidomos edhe pas kartonit të kuq. Që për ekipin do të thotë se mund të fitosh edhe jashtë shtëpisë.

Ishte e ndërtuar kështu kjo ndeshje apo iu përshtatët Partizanit? Pjesën eparë u kam thënë ëlojtarëtve që të zbresin poshtë. Kishim dy raste për të shënuar. Bëra nnjë ndryshim taktik sidomos në krosin, me dy lojtarë të shpejtë. Kemi definitivisht mundësinë. Lojtarët e krahut të Partizanit ishin gjithmonë të hapur dhe nuk do të ndalonin. Kishim hapësirën për të sulmuar. 

Pas penalltisë, mu duk sikur ishim 11 me 11, bëri gabim Emanuel te ndërhyrja. Luajtëm me një mesfushë kompakte por pa pikë referimi. Normal që dikush mund të fus një stoper për të mbrojtur topat e gjatë.

Mund të them që ka kishte pak fat sepse Partizani kishte rastet e veta. Jam i lumtur për ekipin. Është fitorja e tyre. 

Jeni trajner që thoni të marrim tre pikët për ekipin, ju shqetësojnë goditjet që keni marrë? Është e rëndësishme që në fund të kemi tre pikëshin. Normal që qëllimi është të fitosh. Jo gjithmonë, ekipi që ka posedim më të lart të topit mund të fitojë ndeshjet”, tha Laszlo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat