Lajm i mirë për Rrahmanin

Futboll

Lajm i mirë për Rrahmanin

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Lajm i mirë për Rrahmanin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës italiane Napoli, Amir Rrahmani, është shëruar nga COVID-19.

“Tuttomercatoweb” raporton se Rrahmani do t’i bashkohet Napolit në stërvitje të enjten.

Rrahmani të mërkurën ka pranuar rezultatin negativ nga testimi, por është rekomanduar nga mjekët që ekipit t’i bashkohet të enjten në stërvitje.

Rrahmani me t’u kthyer në Napoli pas grumbullimit me Kosovën doli pozitiv në testin për koronavirus.

Ai qëndroi i izoluar në Napoli për dy javë, por qysh të enjten do të jetë në dispozicion të trajnerit, Gennaro Gattuso.

Mbrojtësi 26-vjeçar është në pritje të debutimit te skuadra e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat