​Kessie pranë nënshkrimit të kontratës së re me Milan

Futboll

​Kessie pranë nënshkrimit të kontratës së re me Milan

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Franck Kessie

Franck Kessie është pranë nënshkrimit të kontratës së re me skuadrën e tij AC Milan, raporton “Calcio Mercato”.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në vitin 2022, por “Rossonerët” dëshirojnë ta mbajnë në radhët e veta edhe për dy vite tjera.

Milan shpreson nënshkrimin e marrëveshjes në janar të vitit të ardhshëm, ku edhe vetë Kessie ka shprehur dëshirë që të vazhdojë qëndrimin e tij në “San Siro”.

Milan po vazhdon ecurinë pozitive në Seria A, ku këtë sezon nuk ka humbur asnjë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat