Kastrati titullar, Ademi asiston në fitoren e Dinamos nga Zagrebi

Futboll

Kastrati titullar, Ademi asiston në fitoren e Dinamos nga Zagrebi

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Kastrati titullar, Ademi asiston në fitoren e Dinamos nga Zagrebi

Dinamo nga Zagrebi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Feyenordit në Rotterdam. 

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati u paraqitë standard sikur edhe futbollisti Arijan Ademi, duke treguar lojë të mirë për Dinamon. 

Petkoviç ka shënuar nga penalltia në minutën e 45+5 dhe Mayer në atë të 53-tën pas asistimit të Ademit. 

Kastrati u zëvendësua në minutën e 88-të.

Dinamo kryeson me 11 pikë, ndërsa Feyernord bie në pozitën e tretë me 5 sosh pas pesë xhirove në grupin K të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat