Manchester Utd triumfon, Sheffield Utd në krizë, 1 barazim dhe 12 humbje

Futboll

Manchester Utd triumfon, Sheffield Utd në krizë, 1 barazim dhe 12 humbje

Nga: K.Goca Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:52
Manchester Utd triumfon, Sheffield Utd në krizë, 1 barazim dhe 12 humbje

Manchester Utd ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:2 ndaj Sheffield Utd, në kuadër të ndeshjes së javës së 13-të të Premier League në futboll. 

Ndeshje shumë e mirë në stadiumin "Bramall Lane" në Sheffield, u shënuan gjithsej pesë gola. 

Manchester Utd importon tre pikë të vlefshme në luftë për titullin e kampionit.

Për Sheffield Utd realizon McGoldrick (5' e 87’) dhe për Manchester Utd Rashford (26' e 51') e Martial (33'). 

Manchester Utd renditet në vend të gjashtë me 23 pikë por ka një takim me pak dhe pesë pikë është larg liderit Liverpooli. 

Sheffield Utd është në krizë, në fund të tabelës me 1 pikë apo me një barazim dhe 12 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat