Lugano ka triumfuar para tifozëve të vet, duke e mposhtur Grasshoppersin me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit zviceran.
Uran Bislimi ishte titullar te Lugano, ndërsa Ezgjan Alioski u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të.
Në anën tjetër, kapiteni Amir Abrashi, Bujar Pllana dhe Samuel Krasniqi e nisën ndeshjen nga minuta e parë për Grasshoppersin.
Krasniqi asistoi në minutën e 71-të, kur Bettkober realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Megjithatë, Lugano siguroi fitoren falë golave të Dos Santosit në minutën e 51-të dhe Castro Espinosës në minutën e 83-të.
Pas 14 javësh kampionat, Lugano kryeson tabelën me 37 pikë, ndërsa Grasshoppers renditet në pozitën e dhjetë me 11 pikë.