Arbër Zeneli zgjidhet futbollist i ndeshjes nga tifozët

Futboll

Arbër Zeneli zgjidhet futbollist i ndeshjes nga tifozët

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 23:34
Arbër Zeneli

Marseille është ndeshur me Remis në kuadër të xhiros së 16-të të Ligue 1.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, për Remis u paraqitën edhe Valon Berisha e Arbër Zeneli.

Ky i fundit u bë protagonist pasi u përfshi në golin e Remis, dhe në fund u votua nga tifozët si lojtari i ndeshjes.

Zeneli ka marrur 38% të votave të tifozëve, të cilët kanë menduar se paraqitja e tij ishte më e mira në fushë.

Remis ende po vuan me formën e dobët, ata qëndrojnë në vendin e 16-të me 14 pikë, por dyshja nga Kosova sigurisht që me formën e tyre të mirë do të jenë faktor ndikues në ekip në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat