Në mesin e pandemisë Covid-19, Marcus Thuram pështyn futbollistin kundërshtar, përjashtohet menjëherë!

Futboll

Në mesin e pandemisë Covid-19, Marcus Thuram pështyn futbollistin kundërshtar, përjashtohet menjëherë!

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:21
Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram u ndëshkua direkt me karton të kuq – pasi pështyu kundërshtarin.

23-vjeçari, në mes të një pandemie, vendosi të pështyjë te Stefan Posch i Hoffenheim – i cili nuk reagoi me zemërim ndaj incidentitm.

Thuram u përjashtua si rezultat i gjestit dhe Hoffenheim përfitoi me fitore 2-1.

Monchengladbach ishte në epërsi falë një penalltie të Lars Stindl në pjesën e parë, para se ish-lojtari i Leicester City, Andrej Kramaric të shënonte në minutën e 75-të për të barazuar Hoffenheim.

Minuta më vonë, Ryan Sessegnon shënoi për t’i dhënë fitoren Hoffenheim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat