Ajet Shosholli, para 36 viteve mori pozitën më të madhe! U bë shqiptari i parë...

Futboll

Ajet Shosholli, para 36 viteve mori pozitën më të madhe! U bë shqiptari i parë...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Ajet Shosholli, para 36 viteve mori pozitën më të madhe! U bë shqiptari i parë...

Ajet Shosholli më shumë se 62 vite merret me futboll, një kohë si futbollist dhe nga viti 1974 edhe si trajner!

Para fiks 36 viteve, Ajet Shosholli u emërua kryetrajner i klubit të futbollit Prishtina, që garonte në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë (lajmi u publikua me 22 dhjetor në gazetën “Rilindja” 1984). 

Shosholli i printe Gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri, pastaj Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit, Sahit Kelmendit, Zoran Batroviqit, Faton Domit, Agim Canës, Neshet Zhavelit, Edmond Rugovës, Jusuf Tortoshit, Favzi Ramës, Shefqet Sinanit, Xhevdet Muriqit, Rafet Prekazit, Rifat Mehinoviqit, Skënder Shengylit, Arbnor Morinës etj.    

Image

Shkrimi me 22 dhjetor të vitit 1984, në rubrikën e sportit të gazetës "Rilindja" 

Shosholli iu besua kjo detyrë deri në fund të prillit të vitit 1985, kur edhe erdh në krye të Prishtinës, kroati i famshëm Mirosllav Çira Bllezheviq. 

Shosholli ka bërë një punë të madhe në atë periudhë, ndërsa është edhe selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në vitin 1991, në kohën kur u pavarësua futbolli ynë nga ai ish jugosllav dhe serb.

Shosholli në vitin 1995-1996, ishte trajner i parë që Shkëndijen nga Tetova e ka ngritur në elitën e futbollit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat