Inzaghi: Fitorja e Milanit e padrejtë, merituam më shumë

Futboll

Inzaghi: Fitorja e Milanit e padrejtë, merituam më shumë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 00:40
Simone Inzaghi

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi nuk është ndarë i kënaqur me humbjen ndaj Milanit.

Lazio arriti të shënonte dy herë për të barazuar rezultatin në 2 – 2, por pranuan gol në momentet e fundit.

Pas ndeshjes, Inzaghi tha se ishte rezultat i padrejtë dhe jo i merituar.

“Rezultati nuk është i drejtë, jam i zemëruar. Erdhëm këtu që të zgjedhim probleme, kishim disa mungesa. Merituam më shumë”.

“Na vjen keq për rezultatin. E kontrolluam ndeshjen. Pas barazimit duhet të ishim më të vëmendshëm. Duhet të këtë një arsye pse Milani nuk ka humbur kaq gjatë. Djemtë duhet të shohin anën pozitive të ndeshjes, jo rezultatin, por dominuam”, tha ai.

Lazio momentalisht renditët në pozitën e tetë të Seria A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat