Napoli i Rrahmanit mezi fiton ndaj Torinos së Ismajlit

Futboll

Napoli i Rrahmanit mezi fiton ndaj Torinos së Ismajlit

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 22:37
Golin e vetëm dhe të fitores për Napolin e realizoi Scott McTominay

Napoli ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Torinon me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Amir Rrahmani u paraqit titullar te Napoli, ndërsa Ardian Ismajli luajti për 72 minuta në fanellën e Torinos.

Golin e vetëm dhe të fitores për Napolin e realizoi Scott McTominay në minutën e 73-të. Futbollisti shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca, rreth 25 metra.

Pas kësaj fitoreje, Napoli renditet në vendin e tetë me 18 pikë, katër më shumë se Torino, që ndodhet në pozitën e 12-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat