Trajneri Okan Buruk u ndëshkua me karton të kuq

Futboll

Trajneri Okan Buruk u ndëshkua me karton të kuq

Nga: B.S. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 21:59
Momenti kur trajneri Okan Buruk mori kartonin e kuq

Trajneri i Galatasarayit, Okan Buruk, u ndëshkua me karton të kuq pas komenteve që bëri ndaj gjyqtarit ndihmës, pas përfundimit të ndeshjes kundër Samsunsporit.

Si pasojë e këtij përjashtimi, trajneri turk nuk do të jetë në bankinë në ndeshjen e javës së ardhshme kundër Besiktasit, shkruan mediumi turk “En.haberler” .

Gjyqtari ndihmës e paralajmëroi, më pas erdhi kartoni i kuq

Pas përfundimit të ndeshjes, Okan Buruk u pa duke i drejtuar disa fjalë gjyqtarit ndihmës.
Pas paralajmërimit nga asistenti i tij, gjyqtari kryesor i takimit, Ali Sansalan, fillimisht i tregoi kartonin e verdhë dhe më pas atë të kuq trajnerit të Galatasarayit.

Befasi e madhe

Pas ndëshkimit me karton të kuq, Okan Buruk u shfaq i habitur dhe reagoi ndaj vendimit të gjyqtarëve.

Ndeshja e javës së 12-të në Superligën e Turqisë, ndërmjet Galatasarayit dhe Samsunsporit, përfundoi me fitoren 2:1 të vendasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat