Vedat Muriqi: Jemi të mërzitur

Futboll

Vedat Muriqi: Jemi të mërzitur

Nga: B.S. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 22:09
Vedat Muriqi i zhgënjyer pas barazimit të Fenerbahçes

Vedat Muriqi, Kojo Oppong, Mason Greenwood dhe kanë folur pas barazimit 2:2 të Fenerbahçes me Kocaelisporin, në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Fenerbahçe barazoi 2:2 në udhëtim ndaj Kocaelisporit, ndërsa pas ndeshjes lojtarët e skuadrës shprehën zhgënjimin për rezultatin dhe paraqitjen e ekipit, shkruan media turke “Hurriyet”..

“Jemi të mërzitur. Sinqerisht, jemi të zhgënjyer. Nuk e nisëm ndeshjen ashtu siç dëshironim.

Në 30 minutat e para e lejuam kundërshtarin të luante lojën e tij. Sikur goli i Lukakut të ishte pranuar, gjithçka mund të kishte qenë ndryshe. Më pas u rikthyem në lojë.

Si grup lojtarësh jemi të zhgënjyer. Secili duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Do të ndalemi dhe do të reflektojmë për gabimet tona. Të gjithë së bashku do të punojmë për të qenë të denjë për fanellën e Fenerbahçes”, u shpreh Muriqi.

Futbollisti Oppong deklaroi: “Duhet të vazhdojmë punën tonë.

Duhet të mbetemi pozitivë dhe ta mbështesim njëri-tjetrin. Po kalojmë një periudhë të vështirë dhe është e rëndësishme të qëndrojmë së bashku dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin”,.

Greenwood shprehet se nuk ishte ditë e mirë: “Sot, si skuadër, nuk treguam paraqitje të mirë, as në aspektin ofensiv dhe as në atë defensiv. Humbëm dy pikë shumë të vlefshme. Nuk ishte një ditë e mirë për ne”.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat