Ozil do të vazhdojë karrierën në Fenerbahçe

Futboll

Ozil do të vazhdojë karrierën në Fenerbahçe

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:33
Mesut Ozil

Mesut Ozil po kalon një moment shumë të vështirë te Arsenali, ku trajneri Mikel Arteta nuk e ka në planet e tij dhe për këtë arsye nuk e aktivizon me skuadrën.

Megjithatë tashmë, futbollisti e ka marrë vendimin dhe do të largohet nga “topçinjtë”. Sipas asaj që shkruan “Bild”, turku do e vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Fenerbahçesë.

Thuhet se mesfushori ka pasur një takim me drejtuesit e klubit turk ku dhe është arritur një marrëveshje.

Megjithatë ajo që është e sigurt është se Ozil nuk do kalojë te Fenerbahçe në merkaton e janarit, por në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat