Sampdoria nuk ka para për ta blerë lojtarin e Kosovës

Futboll

Sampdoria nuk ka para për ta blerë lojtarin e Kosovës

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:47
Sampdoria nuk ka para për ta blerë lojtarin e Kosovës

Skuadra e famshme italiane, Sampdoria ka qenë njëra nga më të interesuarat për transferimin e Mërgim Berishës.

Sulmuesi nga Kosova është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me skuadrën austriake RB Salzburg.

22-vjeçari ka zgjuar interesimin e disa skuadrave italiane si Torino, Parma, Sampdoria e Bologna.

Skuadra italiane ishte e gatshme të shpenzonte deri në tre milionë euro, shumë që është tejet e vogël për Berishën.

Reprezentuesi i Gjermanisë U21 ka treguar formë të lartë dhe vlera e tij sillet mbi 10 milionë.

Berisha këtë edicion në 20 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Ai më parë ka luajtur edhe për Altach, LASK Linz dhe Magdeburg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat