Këto janë statistikat e pabesueshme të Kroos në këtë edicion

Futboll

Këto janë statistikat e pabesueshme të Kroos në këtë edicion

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:13
Këto janë statistikat e pabesueshme të Kroos në këtë edicion

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është duke shkëlqyer këtë edicion dhe këtë e dëshmojnë detajet e bëra nga Marca.

Gjermani është treguar i suksesshëm 93.2 për qind në pasime, që është më e larta në La Liga në krahasim me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong (89.9 për qind) dhe i Atletico Madridit, Koke (90.2 për qind).

Kroos ka kompletuar 807 nga 866 pasime që do të thotë 94.5 për qind në ndeshjet në shtëpi dhe 92.3 për qind në ndeshjet si mysafirë.

Ai ka krijuar 28 mundësi në 1040 prekje të topit dhe këto statistika janë të njëjta në Ligën e Kampionëve.

Kroos që ka zhvilluar 287 ndeshje për Realin, cilësohet si ndër qendërmesfushorët më të mirë të gjeneratës.

Deri me tani, Kroos ka fituar plotë 13 trofe, duke përfshirë tri herë Ligën e Kampionëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat