Pirlo: Atë ndeshje s’dua ta shikoj më, kam kuptuar se…

Futboll

Pirlo: Atë ndeshje s’dua ta shikoj më, kam kuptuar se…

Më: 2 janar 2021 Në ora: 18:17
Pirlo: Atë ndeshje s’dua ta shikoj më, kam kuptuar se…

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo u ndal të fliste për rinisjen e kampionatit italian ditën e nesërme me sfidën kundër Udinezes. Tekniku i bardhezinjve tregoi për mediat se në seancën e parë stërvitore të këtij viti, ai dhe skuadra biseduan për humbjen befasuese 0-3 ndaj Fiorentinës në fund të vitit të kaluar. Pirlo theksoi se e kupton mjaft mirë rëndësinë e të qenit trajner i “Zonjës së Vjetër” për shkak të reputacionit të lartë të klubit, historisë dhe rezultateve të mëdha.

Ish-kampioni i botës shtoi gjithashtu se nuk do të pranonte kurrë të shikonte humbjen me Fiorentinën.

“Seanca e parë stërvitore për vitin 2021 – Folëm gjatë për ndeshjen kundër Fiorentinës, e cila shkoi totalisht keq nga fillimi deri në fund për ne për shkak të qëndrimit tonë. Nuk mund ta mbyllnim vitin 2020 në kampionat si herët e kaluara, ishte një takim i mrekullueshëm mes nesh ku folëm për objektivat e ardhshëm. Ishte mjaft produktiv.

Mbresat nga muajt e parë si trajner i Juventusit – Nuk do të doja ta shikoja prapë ndeshjen me Fiorentinën. Për pjesën tjetër, kemi bërë një ecuri të mirë duke u rritur dhe përmirësuar në shumë aspekte. Jam i bindur se mund të bëjmë akoma më shumë sepse kemi potencial.

Janari, muaj përcaktues – Po, është një muaj i rëndësishëm me shumë ndeshje. Kemi dhe Superkupën e Italisë dhe në këtë mënyrë duhet të luajmë ndaj Napolit në mënyrën më të mirë të mundshme me kontigjent sa më të plotë. Do të ketë vend për të gjithë sepse të luash çdo 3 ditë është e vështirë ta përballosh me kaq shumë energji të shpenzuara.

Të qenit trajner i Juventusit – Kam kuptuar se të jesh trajner duhet të marrësh vendime të menduara mirë. Një ditë mund të jesh në qiell, ditën tjetër kritikohesh sikur nuk ke bërë ndonjë gjë të mirë. Këtë mentalitet pune e kam pasur dhe si futbollist. Të jesh trajner i Juventusit të bën të përballesh me shumë vështirësi. Duhet të marrësh shumë përgjegjësi, por jam gati për të gjitha”, u shpreh trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat