Kumbulla zëvendësues, Roma shënon edhe një fitore

Futboll

Kumbulla zëvendësues, Roma shënon edhe një fitore

Nga: K.G. Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:48
Kumbulla zëvendësues, Roma shënon edhe një fitore

Skuadra e Romës kthehet me tre pikë të mëdha nga Crotone. 

Romakët shënojnë fitore me rezultat 3:1 ndaj Crotones, në takimin e javës së 16-të të Serie A në futboll.

Mayoral (8' e 29'), Mkhitaryan (35') realizojnë për Romën dhe Golemic (71') për Crotonen. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, u paraqit nga minuta e 63-të për romakët, duke iu gëzuar fitores së radhës.

Roma zë pozitën e tretë me 33 pikë, ndërsa Crotone është në fund me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat