Traore i jep fund thatësirës 11 mujore, shënon ndaj Crystal Palace

Futboll

Traore i jep fund thatësirës 11 mujore, shënon ndaj Crystal Palace

Më: 8 janar 2021 Në ora: 23:45
Adama Traore

Adama Traore shpesh bëhet temë e diskutimeve shkaku i fizikut të tij jo të zakontë, ai njihet po ashtu edhe për shpejtësinë e tij.

Reprezentuesi spanjoll, Adama Traore i ka dhënë fund një pritje të gjatë për të gjetur golin, saktësisht 11 muaj.

Ky ishte goli i parë i 24 vjeçarit në 33 ndeshjet e fundit, përkatësisht në 11 muajt e fundit.

Traore shënoi në minutën e 35′ pas asistimit të Ruben Neves, për rezultatin 1-0. Goli i tij ishte i mjaftueshëm që ekipi i tij të avancojë tutje në kuadër të FA Cup.

Spanjolli nuk ka rinovuar ende kontratën me Wolves, mbetet të shihet pasi disa klube u shprehën të interesuara për shërbimet e tij, një ndër to ishte edhe Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat