Tafa përforcon Struga Trim & Lumin

Futboll

Tafa përforcon Struga Trim & Lumin

Nga: K.G. Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:37
Tafa përforcon Struga Trim & Lumin

Skuadra shqiptare, Struga Trim & Lum, anëtare e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, është përforcuar për pjesën e dytë të kampionatit.

Futbollisti Arben Tafa do të rikthehet në shtëpi siç njofton Struga Trim & Lum. 

Ai vitin e kaluar ishte pjesë e Bellasicës dhe pas periudhës së keqe me rezultate, mbrojtësi padyshim që kthehet atje ku ndihet më mirë.

Me këtë, Struga zgjidh një çështje më shumë dhe bëhet një ekip edhe më i fortë në mbrojtje.

Klubi po përgatitet në shtëpi, dhe përgatitjet kryesore pritet të zhvillohen në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat