Në Francë ka keqardhje dhe zemërim

Futboll

Në Francë ka keqardhje dhe zemërim

Më: 13 janar 2021 Në ora: 19:52
Maldini

Pierre Kalulu, mbrojtësi 20 vjeç i Milan-it, po tregon se është në lartësinë e duhur, dhe ka bindur gjithmonë sa herë i është dhënë mundësia.

Në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Torino-s është shpallur më i miri i ndeshjes. Pas skepticizmit fillestar, Kalulu ka qenë i detyruar të zbresë në fushë si qendërmbrojtës.

I marrë si mbrojtës i djathtë, francezi ka treguar se mund t’i mbulojë shumë mirë të dyja pozicionet. Për më tepër, duket qartë se Kalulu mund të përmirësohet akoma më shumë.

Milan ka peshkuar te Lyon një mbrojtës për të ardhmen, duke e paguar vetëm 500 mijë euro. Një goditje e mirë nga vëzhguesit e kuqezinjve sepse tani, pas 8 ndeshjes dhe 1 goli të shënuar, lojtari vlen katër herë më shumë në krahasim me shumë e paguar 6 muaj më parë.

Kalulu është një keqardhje e madhe për Lyon, me tifozët e klubit francez që e kanë akuzuar disa herë presidentin Jean Michel Aulas, dhe trajnerin Rudi Garcia se kanë larguar me shumë lehtësi një talent të ri si Pierre.

Ndërkohë, Paolo Maldini dhe  i gjithë Milan-i po shijon futbollistin. Blerja e Kalulu është prova e radhës e punës së mirë që po bën klubi kuqezi prej një viti tashmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat