Champions League me formulë të re, gazetari zbulon planin

Futboll

Champions League me formulë të re, gazetari zbulon planin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:02
Champions League me formulë të re, gazetari zbulon planin

Superliga Europiane ishte një ide e lakuar shumë në media gjatë verës. Klubet e mëdha duan më shumë të ardhura nga Champions League dhe duket se UEFA e pranon se duhet bërë diçka në këtë drejtim, edhe pse politikat e tyre kanë qenë që të shpërblejnë edhe klubet e vogla.

Së fundmi ka optimizëm se do të bëhet diçka në favor të klubeve të mëdha, ndërkohë që zbulohet se po mendohet edhe të ndryshojnë formulën e Champions League. Sërish “Final Four”, por këtë herë me dëshirë dhe jo prej pandemisë.

Tancredi Palmeri, gazetar i BeIn Sport, në Twitter shkruan: “Raundet finale të Champions League në një qytet, sikur ndodhi vjet në Lisbonë.

UEFA ka vlerësuar pjesërisht rezultatin e verës së shkuar dhe sipas Rummenige po mendon të zhvillojë Final Four në një qytet, si një javë Super Boël për gjysmëfinalet dhe finalen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat