Turp, futbollisti serb u rrah me bashkëlojtarin e tij para sfidës me Arsenalin

Futboll

Turp, futbollisti serb u rrah me bashkëlojtarin e tij para sfidës me Arsenalin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:56
Turp, futbollisti serb u rrah me bashkëlojtarin e tij para sfidës me Arsenalin

Turp i madh nga futbollisti serb. Crystal Palace barazoi një ditë më parë me Arsenalin në transfertë, ndërkohë që Daily Mail zbulon një prapaskenë të ndodhur.

Ditën e mërkurë ka pasur një sherr që është ndërprerë pas ndërhyrjes së futbollistë.

Luka Milivojeviq, kapiteni i skuadrës, është përplasur me sulmuesin belg, Michy Batshuayi. Mes lojtarëve pati tension gjatë një ushtrimi me topin. Një gjuajtje e gabuar e topit nuk u prit mirë nga mbrojtësi.

Ai gjuajti më pas me top drejt Batshuayi dhe mes tyre plasi sherri, që u shua më pas nga ndërhyrja e shokëve të tjerë të skuadrës. Në një moment Milivojevic ka përfunduar i shtrirë në tokë. Asnjë masë e marrë për ta, pasi kapiteni ishte titullar dje kundër Arsenali, kurse sulmuesi në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat