​Bundesliga gjermane, vazhdojnë sot ndeshjet e javës së 16

Futboll

​Bundesliga gjermane, vazhdojnë sot ndeshjet e javës së 16

Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:28
​Bundesliga gjermane

Liga kryesore e Gjermanisë ndryshe e njohur edhe si Bundesliga gjermane, rikthehet sot me një program interesant të ndeshjeve në kuadër të xhiros së 16.

Dy ndeshjet më interesante të kësaj jave do të jenë mes Dortmund e Mainz dhe Wolfsburg e RB Leipzig.

Dortmund pret në shtëpi skuadrën e Mainz, e cila gjendet në pozitën e fundit në tabelë.

Pas 15 xhirosh, Dortmund zë vendin e pestë në tabelë, ku ka regjistruar deri më tani nëntë fitore, një barazim dhe pesë humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 28 pikë, aq sa ka edhe vendi i katërt në tabelë, respektivisht skuadra e Union Berlin.

Ndeshje tjetër interesante e këtij programi është edhe Wolfsburg me RB Leipzig.

Vendi i dytë në tabelë është mysafirë i vendit të gjashtë. RB Leipzig ka mundësinë që sot të ngjitet në krye të tabelës, ku në rast fitoreje kundër Wolfsburgut, do të kalonte në kuotën e 34 pikëve, një më shumë se kampionët e Bayern Munichut që momentalisht kanë 33 pikë.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane.

15:30 Dortmund (5) – Mainz (18) (Stadiumi Signal Iduna Park)

15:30 FC Koln (16) – Hertha Berlin (12) (Stadiumi RheinEnergie)

15:30 Hoffenheim (14) – Arminia Bielefeld (15) (Stadiumi Rhein-Neckar-Arena)

15:30 Werder Bremen (13) – Augsburg (11) (Stadiumi Weser)

15:30 Wolfsburg (6) – RB Leipzig (2) (Stadiumi Volkswagen Arena)

18:30 Stuttgart (10) – Borussia Monchengladbach (7) (Stadiumi Mercedes-Benz Arena)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat