Sarri mund të rikthehet tek skuadra e njohur italiane

Futboll

Sarri mund të rikthehet tek skuadra e njohur italiane

Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:55
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është në prag të rikthimit në Serie A, vetëm një sezon pasi u shkarkua nga Juventusi.

Ish-trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, mund të rikthehet në Serie A vetëm një sezon pasi u shkarkua nga Juventus. Sipas ‘Tuttosport.com’, Roma nuk është e kënaqur me trajnerin e tanishëm, Paolo Fonseca, dhe Sarri është zëvendësimi ideal për stolin ‘Giallorossi’.

Pakënaqësia e zyrtarëve romak vjen pas humbjes turpëruese nga rivali i përbetuar lokal, Lazio, ndeshje të cilën ‘Giallorossët’ e humbën me rezultatin 3-0.

Sipas basteve italiane, Fonseca është favoriti për tu shkarkuar, ndërsa Sarri është favoriti kryesor për marrjen në drejtim të skuadrës.

Sidoqoftë, kontrata e Fonsecas përfundon në qershor, dhe ardhja e Sarrit në Romë ka gjasa të ndodhë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat