​Fundi i epokës së Zinedine Zidane në Real Madrid

Futboll

​Fundi i epokës së Zinedine Zidane në Real Madrid

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:30
Zinedine Zidane

Shenjat e lodhjes, konsumimit dhe distancimit tregojnë fundin e ciklit të Zinedine Zidane në Real Madrid. Udhëheqësit e Madridit nuk synojnë të marrin vendime drastike menjëherë, por përkundrazi të presin deri në fund të sezonit për të nisur një Real Madrid të ri pa disa nga protagonistët aktualë të ekipit, por me iluzione të rinovuara, aq sa është e nevojshme dhe thelbësore.

Madridi ende mund të fitojë dy tituj, por mos-efikasiteti i Zidane dhe disa nga lojtarët e tij është më i madh se mundësia për të fituar La Ligan ose Championsin, gara në të cilat skuadra e bardhë nuk është favorite.

Vendimi në formën e një ndryshimi do të vijë në fund të sezonit. As Zidane nuk planifikon të japë dorëheqjen, e as Bordi i Drejtorëve nuk do të marrin një vendim të shpejtë.

Zidane nuk i shpëton maksimës që trajnerët u nënshtrohen rezultateve dhe ndjenjave që ekipi i tyre lëshon. Real Madrid nuk po e gjen rrugën e duhur dhe sinjalet që ai lëshon tregojnë për një humbje totale të besimit në trajnerin, siç u demonstrua kundër Alcoyanos, me një trajner i pa aftë për të reaguar në fund të nëntëdhjetë minutave.

Zidane ka bërë që një pjesë e madhe e grupit të mos ndihet rehat. Lojtarët kryesorë kundër Alcoyanos, në shumë raste, mezi kanë shkëmbyer mendime me trajnerin në muajt e fundit, përcjell KosovaPress.

Ata janë bërë dytësorë. Marcelo dhe Isco e kanë pothuajse të pamundur të ndjekin trajnerin. Heshtja e vërejtur gjatë dhe pas ndeshjes së bartësit të kupës është shembulli më i mirë që kjo skuadër ka arritur në fund të fundit.

Skuadra gjithashtu po i nënshtrohet analizave dhe kritikave nga përgjegjësit. Ka lojtarë që nuk do të kenë vazhdimësi në projekt. Ata tashmë kanë shkruar faqet e tyre më të mira si “Madridista” dhe nuk ka më kthim prapa. Emrat e Marcelos dhe Iscos janë një shembull i qartë se jo të gjithë lojtarët janë të sigurt për vazhdimësinë e tyre.

Angazhimi për të rinjtë vazhdon si një maksimum klubi, diçka që bie ndesh me idenë e Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat