Pesë fakte që na dha përballja Milan – Atalanta

Futboll

Pesë fakte që na dha përballja Milan – Atalanta

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:55
Foto Ilustrim

AC Milan dhe Atalanta janë ndeshur në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A. Mysafirët fituan bindshëm me rezultat 0-3.

Milan është lider në Serie A, por ndeshja me Atalantën tregoi disa të “vërteta të hidhura”, në aspektin e futbollit.

Ju sjellim pesë të fakte që mësuam nga ndeshja ndërmjet Milanit dhe Atalantas.

Atalanta mund të luftojë edhe titullin

Me 36 pikë total dhe me lojën e treguar ndaj liderit të Serie A, Atalanta duhet të shihet si një kandidat serioz për Scudetton.

Tashmë me paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve dhe në Coppa Italia, ata janë një faktor i rëndësishëm që nuk duhet anashkaluar këtë sezon.

Ndoshta me formacionin më të mirë dhe pa lëndime, ata mund edhe ta bëjnë të pamundurën këtë sezon.

Josip Ilicic: Kur është në elementin e tij, nuk ka rivalë

Atalanta shquhet si skuadër që luan lojë kolektive dhe nuk mund të dallohet ndonjë individ që mund të themi e bën gjithmonë diferencën.

Por, ndeshja ndaj Milanit ishte përjashtim, Josip Ilicic ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë. Ai thjeshtë ishte i paprekshëm nga kundërshtarët, ishte rrezik për kundërshtarin në çdo kohë dhe pas mungesës së Papu Gomez, si duket ai është lideri i grupit në Atalanta.

Milani ishte i dobët në mesfushë, mungon Bennacer

Tonali dhe Kessie nuk mundën t’i bëjnë ballë mesfushës së Atalantas, e drejtuar nga Freuler dhe De Roon. Si në aspektin teknik edhe në aspektin fizik, sidomos Tonali nuk duket se është mesfushori që proklamohej se ishte tek Brescia.

Tonali ka qenë pika më e dobët e Milanit në këtë ndeshje, ndoshta përvoja e pakët por edhe mospërshtatja në skuadër.

Mungonte ritmi i lojës, ndoshta me rikthimin e Bennacer, “Rossonerët” do të mund të rindezin “motorin” e mesfushës.

Forma në ngritje e Matteo Pessinas

Tonali dukej i lodhur, por shkaku kryesor ishte edhe forma e Matteo Pessinas. Talenti i Atalantas, pas një sezoni të shkëlqyer tek Verona, kohë që shpenzoi në zemër të mesfushës si titullar, është bërë i rëndësishëm për Gian Piero Gasperinin.

Vizioni, pasimet dhe pozicionimi ishin tejet të mira, gjë që ka marrë vëmendjen e selektorit italian, Roberto Mancini, dhe mund të paraqitet në Euro 2021.

Ibrahimovic, Rebic dhe Mandzukic është vështirë të luajnë bashkë

Në 20 minutat e fundit të ndeshjes, Pioli ka provuar të ndryshojë strukturën e ekipit. Ai kishte inkuadruar kroatët, Rebic dhe Mandzukic, por sipas paraqitjes së bërë mbetet për tu merakosur.

Thjesht, nuk pati kombinime të mira në mes tyre, ishin jashtë pozicioneve të tyre natyrale, gjë që tregon se të tre bashkë nuk mund të startojnë.

Pas inkuadrimit të tyre, mbrojtja “Rossonerë” u bë edhe më e deportueshme, edhe Ibra e Mandzukic nuk dukeshin se “kuptoheshin”.

Piolit i duhet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që të fusë skuadrën në sinkronizim të tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat