Nuk mjafton goli i Tomës kundër Club Brugge-s

Futboll

Nuk mjafton goli i Tomës kundër Club Brugge-s

Nga: K.Goca Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:18
Nuk mjafton goli i Tomës kundër Club Brugge-s

Shqiptari Bastien Toma me gjithë golin e tij, nuk i mjaftoi skuadrës Gent-it që të shkëpus pikë nga stadiumi "Jan Breydel" në Brugge.

Club Brugge ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Genk-ut, në kuadër të javës së 21-të. Në minutën e 7-të, Dost kalon në epërsi vendasit.

Skuadra e Genk përmbys epërsinë e vendasve me golat e Itos në minutën e 24-të dhe të Tomës në atë të 34-të.

Sërish përmbysje, pikërisht në pjesën e dytë. Club Bruggen realizon përmes Vormer (65') e Mechele (77').

Bastien Toma u zëvendësua në minutën e 61-të. Club Brugge kryeson me 51 pikë, ndërsa Genk është në vend të dytë me 39 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat