Xhevdet Muriqi: Ja për çfarë me pyet Bllazheviqi për Kosovë...

Futboll

Xhevdet Muriqi: Ja për çfarë me pyet Bllazheviqi për Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2021 Në ora: 19:40
Xhevdet Muriqi: Ja për çfarë me pyet Bllazheviqi për Kosovë...

Ish futbollisti i mirënjohur dhe i gjeneratës së artë të Prishtinës, Xhevdet Muriqi, tregon një detaj interesant për trajnerin e famshëm kroat Mirosllav Çiro Bllazheviq. 

Në vitin 1985, Xhevdet Muriqi së bashku me vëllain, Fadili, ishin alfa dhe omega e skuadrës së Prishtinës (anëtar i elitës së futbollit ish jugosllav në atëkohë), kur trajner ishte Bllazheviqi.

Muriqi tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se sa herë takohet me Bllazheviqin, ai gjithnjë pyet për Kosovë. 

Image

I pari Fadil Muriqi, në prapavijë Xhevdeti

“Bllazheviqi ka respekt shumë për ne shqiptarët. Sa herë jam paraqitur në fushë për Shibenikun kundër klubeve që ai ka qenë trajner (Rijekës apo Dinamos së Zagrebit), pas ndeshjes rrinim nga një gjysmë ore dhe më pyeste për të gjithë lojtarët e Prishtinës të asaj kohe. Sidomos i komentonte shikuesit tanë të Kosovës në atëkohë.

Është interesant, çdo herë më ka përsëritur se qysh ka kaluar një kohë të shkëlqyeshme në Prishtinë dhe çdo herë me ka pyet për bacën Ajet (Ajet Shosholli) dhe te gjithë lojtarët, njerëzit që kanë qenë në atëkohë në klub”, thotë Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat