Shehi: Kundërshtar i Tiranës në të kalurën? Kam ndërruar 7 ekipe

Futboll

Shehi: Kundërshtar i Tiranës në të kalurën? Kam ndërruar 7 ekipe

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:59
Shehi: Kundërshtar i Tiranës në të kalurën? Kam ndërruar 7 ekipe

Orges Shehi u shfaq para mediave ku foli për herë të parë si trajneri i Tiranës.

“Mendimi për ekipin e Tiranës –Pyetja juaj ka gjithçka të vërtetë. Krenar që jam pjesë e klubit më të titulluar në vend. Duke pasur më shumë tituj në vend, presioni rritet. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë përpara. Skuadra do të tentojë të ngjitet sa më lart. Hapat t’i marrim avash. Objektivat dihen për të qenë gjithmonë në majë.

Si u bind për të shkuar te Tirana – Jam pjesë e futbollit prej shumë vitesh. Risku është i madh nëk ëtë profesion. Nuk jam karakter që u shmangem përgjegjësive. .E prita me shumë qejf ofertën e Tiranës për emrin që ka dhe kontigjentin aktual. Këto ishin arsyet që erdha këtu.

Shumë 16 pikë për të kapur titullin – 16 pikë është maja. Tani nuk mund të mendojmë për Vllazninë. Shkallë, shkallë ngjitesh lart.

Kundërshtar i Tiranës në të kaluarën– Unë e di që Tirana ka tifozët më të zjarrtët në vend, që e jetojnë shumë këtë fanellë. Pak rëndësi ka se ku luajtur. Kam ndërruar 7 ekipe.

Kur e merr një ekip në mes sezoni. Nuk mund të bësh llogari se kush e bëri ekipin dhe kush jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat