Tri vite nga vdekja e Astorit, ish-bashkëshortja nis histori dashurie me lojtarin...

Futboll

Tri vite nga vdekja e Astorit, ish-bashkëshortja nis histori dashurie me lojtarin...

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 13:58
Tri vite nga vdekja e Astorit, ish-bashkëshortja nis histori dashurie me lojtarin...

Gjatë ditëve të fundit Françeska Fioreti është rikthyer të flasë për vdekjen e ish-bashkëshortit të saj, ish-kapitenin e Fiorentinës, Davide Astori.

Fioreti ka deklaruar se do të jetë në gjyq për të kuptuar nëse vdekja e ish-mbrojtësit të kombëtares italiane mund ose nuk mund të shmangej.

Në tri vite distancë nga vdekja e Astorit, Françeska Fioreti është duke kërkuar të rigjejë përsëri buzëqeshjen, dhe sipas asaj që raporton e përjavshmja italiane “CHI”, ajo është lidhur me një mashkull të ri. Me një futbollist dhe mbrojtës njësoj si Astori, me lojtarin e Interit, Aleksandër Kolarov.

Nuk dihet nëse është një lajm i vërtetë apo është thjesht një thashethem por revista e njohur shkruan me shumë konfirmim për këtë lajm.

Ju rikujtojmë se Davide Astori ndërroi jetë më 4 mars 2018, në një hotel në Udine, ku ndodhej i grumbulluar së bashku me skuadrën e Fiorentinës për tu përballur ndaj Udinezes në “Dacia Arena”, por Astori kishte ndërruar jetë gjatë asaj nate pas një arrestoi kardiak.

Ende hetimet vijojnë dhe vetë ish-bashkëshortja e tij e ka dërguar në gjyq këtë çështje pasi ajo beson se nuk ka qenë vdekje natyrale por e qëllimshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat