Aston Villa përballet me Arsenalin

Futboll

Aston Villa përballet me Arsenalin

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Aston Villa-Arsenal, formacionet e mundshme

E shtuna në SuperSport do të jetë si gjithmonë mjaft emocionuese, me një sërë takimesh nga ligat më të forta europiane, teksa gjithçka do të startojë në orën 13:30 me përballjen Aston Villa-Arsenal.

“Topçinjtë” vijnë pas dy hapash fals radhazi dhe do të kërkojnë rikthimin te suksesi, për të mos u larguar shumë nga zona europiane, megjithatë Aston Villa është një skuadër në formë mjaft të mirë dhe nuk do të jetë aspak e lehtë.

Po nga kampionati anglez, në mbrëmje do të vijë një përballje mjaft interesante si Manchester United-Everton, dy skuadra që këtë sezon po bëjnë mirë dhe garantojnë për një 90-minutësh mjaft të luftuar.

Skuadra e Solskjaer vjen pas fitores së thellë e historike si ajo 9-0 ndaj Southamptonit, ndërsa Everton pas triumfit të vështirë 1-2 në transfertën ndaj Leeds United, teksa sot të dyja do të luajnë për tre pikët, pasi barazimi nuk i bën punë askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat