Daja: Nuk shikojmë renditjen, duhet më shumë përqëndrim!

Futboll

Daja: Nuk shikojmë renditjen, duhet më shumë përqëndrim!

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:58
Daja: Nuk shikojmë renditjen, duhet më shumë përqëndrim!

Pas 5 vitesh, Partizani triumfoi në stadiumin Adush Muça të Ballshit dhe trajneri Ilir Daja nuk kishte sesi të mos e konsideronte si një fitore shumë të rëndësishme suksesin ndaj ballshiotëve pasi kjo fitore e riktheu Partizanin në vendin e 2-të dhe e afroi në vetëm 6 pikë me Vllazninë kryesuese. Në Gol pas Goli, Ilir Daja e analizoi kështu suksesin ndaj Bylis.

“Fitore pas 5 vitesh? E kisha thënë edhe më parë, që do ishte ndeshje e vështirë. Në fushën e tyre duan të rikuperojnë pikët ata. Kishim vështirësi, pasi nuk e njihnim kundërshtarin. Kanë bërë ndryshime. Patëm 2-3 raste para se të shënonim, shpëtuam te penalltia dhe meritë ka Albani. Me rëndësi janë tre pikët”.

“Penalltia dhe goli i pësuar? Duhet përqendrim maksimal, pasi e pëson nga një anësore. Humbja e përqendrimit, te penalltia që ishte, dhe në minutat e fundit, solli ato dy episode: penalltinë dhe golin. Para penalltisë kishte një rast të dyshimtë për ne dhe një rast me Junior”.

“Broja bëri një ndeshje të mirë. Murataj luan në të tria pozicionet e mesfushës. Bardhi nuk ishte në kondicionin e duhur. Ai ka më shumë mundësi, me potencialin që ka si lojtar. Kemi pritshmëri prej tij”.

“Nuk duhet ta dorëzonim topin shpejt, sidomos kur ishim me një lojtar më pak. Ata do kalonin në aventurë dhe kjo është normale. Duhej administruar më lehtë loja, kur rivali ishte me një më pak. Fakti që kemi gjëra për të rregulluar na mban me këmbë në tokë. Nëse përmirësohemi do shkojmë mirë, nëse jo atëherë do të kemi probleme”.

“Firmosni ende për vendin e dytë? Ne mund të synojmë edhe më lart, por mund të humbin edhe në vendin e dytë po menduam për fundin e kampionatit. Duhet të shohim ndeshjen e radhës. Po nuk morëm pikët tona, çka ndodh me rivalët nuk ka më vlerë. Primare është ndeshja e radhës”.

“I thashë që ishte penallti ajo e Brojës. M’u duk edhe ajo me Malën dhe i kërkova një standard, pasi Jorgji është një nga arbitrat më të mirë. Nuk jam edhe aq i qetë, pasi dua lojë të mirë nga fillimi në fund. Sikur bëmë në pjesën e dytë me Vllazninë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat