Tampa Bay Buccaneers-Kansas City Chiefs, finalja e 10-të për Tom Brady-n

Futboll

Tampa Bay Buccaneers-Kansas City Chiefs, finalja e 10-të për Tom Brady-n

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Tampa Bay Buccaneers-Kansas City Chiefs, finalja e 10-të për Tom Brady-n

Të hënën  në mëngjes do të mësohet emri i ekipit fitues të Super Bowl-it të 55-të në histori dhe këtë herë të drejtën për të ngritur lart trofeun Vince Lombardi e kanë merituar franchise-t e Tampa Bay Buccaneers dhe Kansas City Chiefs.

Ekipi nga Missouri bashkë me quarterbackun Patrick Mahomes priteshin pak a shumë që të ishin deri këtu, duke patur parasysh që formacioni i drejtuar nga trajneri veteran Andy Reid paraqitet në një takim të tillë me statusin e kampionit në fuqi.

Ndërsa surpriza e madhe vjen nga franchise nga Florida, që mori përpara në fazën e play off-it me radhë Washington-in, New Orleans Saints si dhe Green Bay Packers, për më tepër duke i fituar që të tri këto takime në post season jashtë fushe.

Një sezon i gjatë dhe tepër i vështirë, por mbi të gjitha krejtësisht i pazakontë për shkak të pandemisë së koronavirusit, sidoqoftë në mbyllje fundi është pak a shumë i njëjtë dhe në finale shfaqet plot madhështi sërish figura e Tom Brady-t, quarterback-ut absolutisht më të suksesshëm në historinë e futbollit amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat